Dy dorëshkrime mesjetare, Saga Graenlendinga dhe Saga Eirik, pohojnë se në fillim të shekullit XI-të, 500 vjet para Kolombit, burra dhe gra vikinge arritën në Amerikën e Veriut. Ato përshkruajnë se si zbarkuan në një vend të panjohur, pas një stuhie të fortë detare.

Dhe disa kohë më pas, nga kolonia vikinge në Grenlandë pasi një seri ekspeditash, për ta eksploruar kontinentin e ri. Pas bregut të çuditshëm në jug, eksploruesit panë një tokë të pasur dhe pjellore plot me lëndë drusore. Ata gjetën gjithashtu rrush të egër, ndaj e quajtën Vinland (toka e verës). Aty tentoi të të vendosej një grupim vikingësh, duke përfshirë një grua që lindi fëmijën e parë evropian në truallin amerikan.

Po ata u tërhoqën shpejt, pas një konflikti me një fis vendas amerikan, të cilin ata e quajtën Skraelings. Për shumë shekuj, këto dëshmi u panë me shumë mosbesim. Megjithatë, gjatë viteve 1960 një ekip arkeologësh norvegjezë, ndoqën përshkrimet dhe drejtimet e lundrimit të dhëna në të dy sagat.

Lexo po ashtu:  "Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër." - "Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohen kriminelët." - Thënie të Sami Frashërit

Ata mbërritën në L’Ons ou Medous në veri të Njufaundlendit, Kanada. Atje ata zbuluan 8 shtëpi të stilit viking të shekullit XI-të, dhe 4 punishte – që ofrojnë dëshmi emocionuese dhe bindëse, se të ashtuquajturat sagat Vinland ishin realisht të vërteta. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *