Shumë njerëz kanë koll disa herë gjatë vitit, e bashkë me të edhe gëlbazë. Trupi jonë mund të prodhojë rreth 1 deri në 1.5 litra gëlbazë në ditë.

Kur jeni të shëndetshëm, mukoza zakonisht është e pastër dhe minimale. Sidoqoftë, kur kollitni sasi të mëdha të gëlbazës, kjo mund të jetë indikator i ndonjë infeksioni apo alergjie. Prandaj, trakti respirator pezmatohet dhe shkakton koll të papërballueshëm.

Prandaj, është tejet e rëndësishme që kolli të trajtohet dhe gëlbaza të eliminohet në kohë. Për këtë, ne ju prezantojmë një shurup natyral i cili e trajton këtë sëmundje, ku përbërës kryesorë janë karotat.

Karotat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, karotenit, hekurit, magnezit, kalciumit etj. Prandaj, janë të mahnitshme për trajtimin e kapsllëkut, pezmatimit të zorrëve, pastrimin e gjakut etj.

Përbërësit:

– Një apo dy kilogramë karota

– Tri deri në katër lugë mjaltë

Preni karotat dhe vendosni në ujë për t’u vluar. Vlojeni ujin derisa të zbuten karotat, pastaj kur uji i vluar të jetë ftohur, shtojani edhe mjaltën.

Lexo po ashtu:  Dieta e varfër përgjegjëse për përhapjen e kancerit

Shurupin mbajeni në dhomë të ftohtë dhe përdorni tri deri në katër lugë të këtij shurupi në ditë. Rezultatet do t’i vëreni brenda pak ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *