…Eshtë një përrallëz e vjetër nga Lindja lidhur me një udhëtar që ndiqet në stepa nga një bishë e tërbuar. Duke u përpjekur të shpëtojë nga bisha, udhëtari mer turr të kërcejë në një pus të thatë; por, në fund të pusit, ai sheh një dragua me nofullat krejt të hapura, duke pritur ta gëlltisë.

Fatkeqi nuk guxon të kthehet të kthehet prapa në fushë nga frika e bishës dhe nuk guxon të kërcejë krejtësisht poshtë në fund të pusit nga frika e dragoit. Kështu ai kapet pas një dege të shkurres që rritej në të çarat e pusit dhe kacavirret në të. Duart e tij fillojnë të dobësohen dhe ai e ndjen që së shpejti do të bëhet pre e vdekjes që e pret në të dyja anët.

Por, prapë, ai mbahet dhe teksa kacavirret në degë, sheh dy minj, njëri i zi e tjetri i bardhë, duke punuar barabar perreth degës së shkurres ku mbahet, duke e brejtur. Së shpejti shkurrja do të thyhet dhe ai do të bjerë në nofullat e dragoit. Udhëtari e sheh këtë dhe e di që me siguri do të vdesë. Por, teksa ende varet atje, shikon përreth dhe sheh disa pika mjaltë në gjethet e shkurres, e zgjat gjuhën dhe i lëpin.

Lexo po ashtu:  Kush është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar – Kosova renditet ndër më të lirët

Kështu edhe unë kacavirrem në degën e jetës, duke e ditur që pashmangshëm dragoi i vdekjes është duke pritur i gatshëm të më copëtojë; dhe nuk e di pse ky mundim më ka rënë në kokë. Përpiqem të përpij mjaltin që doherë më ka ngushëlluar, por mjalti nuk është më i ëmbël. Ditën dhe natën, miu i zi dhe miu i bardhë e brejnë degën ku jam kacavjerrur…

Kjo nuk është një përrallë, por e vërteta e pakundërshtueshme dhe e kuptueshme për të gjithë. Dy pikat e mia të mjaltit, të cilat shpesh m’i kanë larguar sytë nga të vërteta mizore, kanë qenë dashuria ime për familjen dhe për të shkruarit…. (Shkëputur nga “Konfesion”) /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *