Valbona Bajrami

Lëshimi i sallës nga familjarë të t’pagjetunve për shkak të pranisë së Natasha Kandiç, nuk asht marre, asht reaksion psikologjik i traumës që tërheqë vegza rikujtese nëse përdoret gjuha që dikur kanë dëgju në eventin shokues. Asht emni, mbiemni, asht jopërgatitja paraprake nga organizatorët e eventit, janë të gjitha të dhanat demografike që përkojnë me gjuhën serbe.

Marre asht që shteti i Kosovës nuk ju ka ofru rehabilitim mental asnjiherë familjarëve të t’pagjetunve.
Vegzat PTSD dhe reaksioni mbrojtës fight and flight kanë afinitet me mbyllë lobin temporal, ku hyjnë informacione të frskëta që ndëlidhen me traumën. Nuk e kanë lëshu sallën haku i prezencës së një aktivistje që ka punu mjaft shumë për t’pagjetunit në Kosovë. Salla asht lëshu si rezultat i neglizhecës së institucioneve të Kosovës që nuk janë marë me mirëqenjen e tyne tash e 22 vite. Asht reaksion pak ma i komplikum se sa shihet pa “slow motion”.
Marren le ta mbajnë secili pushtet që nuk ju ka ofru prioritet sherimi. Jo vetëm me i gjetë trupat, sa ka randësi funksionimi i tyne normal në shoqni.
Në perseptivë futuriste, sapo ju pushon trauma dhe nuk ndjejnë rrezik, kanë me kërku falje. Ashtu ndodhë me të gjitha viktimat që përballen me reaksione post-traumatike. Dhe jo vetëm gjuha, apo fakte të tjera demografike. Vegzën e traumës së pashërume e tërheqë edhe nji tik-tak i orës që ka ngjajshmeri me eventin. Çështja asht se sa ke vepru e ndihmu që këta persona me i ba me u ndje të sigurtë në prani të akrepave të orës.
Qartë? Dhe nji lutje, mos lëshoni fjalë me tantrume momentale sa me i lëndu edhe ma shumë se ç’janë e se ç’dini për prolongimin e traumës. Marren si shoqni dhe si shtet se sa janë përkamë familjarët e të pagjetunve, majeni për vete.
Sa për Natasha Kandiç, besoni se ajo e kupton dhe nuk e gjykon veprimin e tyne. E ka rrye shëndetin mental ajo, prandaj ka veprue ma konform të drejtave ndërkombëtate ndaj njeriut se sa tanë shteti i Kosovës.
Marren le t’a mbanë paditunia dhe jondihma adekuate shtetnore, asnjiherë viktimat e përkamuna për 22 vite.
Lexo po ashtu:  Situata në Veri e stabilizuar, nga nesër nis tërheqja e pjeshme e trupave të policisë nga veriu i Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *