E dashur ma,

U bënë pesë vjet që mungon, që nuk ta dëgjoj zërin dhe as të shoh. Ngushëllohem me videot në cellular dhe me vizitat e përhershme në varreza, por që praninë tënde asgjë nuk e zëvendëson dot. Shpresoj që nga atje ku po më sheh, të jesh mirë dhe të ndihesh krenare për mua. Jam duke bërë më të mirën timë që mos të të zhgënjej dhe në çfarëdo vështirësie që jam gjendur, kam zgjedhur gjithmonë duke menduar nëse për ty ajo zgjedhje do të ishte e duhura apo jo.

Unë e di që doje të më shihje të diplomuar mjek dhe ndoshta zgjedhja ime për të vazhduar juridikun nuk të ka pëlqyer edhe aq, por të dyja janë profesione fisnike. Në këtë profesion kam mësuar diçka shumë tëlezetshme nga jeta. Të gjithë më thoshin se të bëhesh avokat, do të thotë të mbrosh edhe fajtorin. Nuk është ashtu, puna është të lehtësosh dënimin e fajtorit, pasi të gjithë mund të pendohen për një gabim qëkanë bërë. Të gjithë kanë pasur një arsye për çfarë kanë bërë dhe ndonjëherë, ajo arsye aq e fortë, e tejkalon edhe fuqinë e ligjit. Ky profesion më ka mësuar atë që ti gjithmonë më thoshe, se nuk duhet gjykuar historia e dikujt pa e njohur mirë dhe pa e vendosur veten në pozitën e tij.

Lexo po ashtu:  Ka diçka që vajza jote s`do të ta tregojë kurrë’. Letra e një nëne për një tjetër nënë

Të mbahet mend, ma, kur babi na la dhe u arratis me atë tjetrën? Po kur rastësisht gjetëm në facebook foton e të dyve, të buzëqeshur, të lumtur, ndërkohë që im atë kishte tri vite pa u bërë i gjallë për mua? Ndërkohë që ti bëje dy punë për të siguruar shkollimin tim? E mbaj mend si u ndjeve teksa të pashë tëpërlotur, u ndjeve e pafuqishme, fajtore për çfarë kishte ndodhur. Ti nuk ishe aspak fajtore, pasi shembëlltyra e edukimit tënd të mirë jam unë. Nuk ke dështuar në asnjë hap. Gabimi ishte dhe qëndron tëjetë i tij. E di që e pashë një ditë në rrugët e kryeqytetit? Nuk ta thashë atë fundjavë në varreza, pasi mëdukej sikur do të mërzisja. Shkëmbyem shikimet, ndaloi për një moment, uli sytë dhe u largua pa mëtakuar. Duke e parë me këndvështrimin e një fëmije, m’u dhimbs. Duke e parë me këndvështrimin e njëavokati, m’u duk një fajtor i penduar për fajet e tij, mirëpo kjo pendesë është aq e vonë, saqë nuk i vlen më askujt.

Lexo po ashtu:  Në një kohë të kënaqësive të çastit, unë dua një dashuri që zgjatë..

Ti ike ma, me gjithë pengjet që kishe për të më rritur mua dhe për të më parë të punësuar mirë. E di se sa shumë e urreje punën time si shitës në dyqanin e veshjeve, por të thoja gjithmonë që ishte punë e përkohshme. Paga jote mezi të dilte ty, ndaj isha i detyruar të punoja për të siguruar të ardhurat për shpenzimet e mia. Nuk të thashë asnjëherë se sa lodhesha, por ti e kuptoje sepse mund ta merrje me mend çfarë do të thoshte të zgjoheshe në orën 7 të mëngjesit, të ndiqje mësimin deri në orën 2 të pasdites. Pastaj nxitimthi të shkoje në punë deri në orën 9 të darkës. Në fund, nga ora 10 e darkës e deri (ndonjëherë) edhe pas mesnate, të lexoje për shkuar ditën tjetër i përgatitur në leksione e seminare. Ishte një sakrificë që ia vlejti dhe siç të falenderoja atëherë, të falenderoj edhe tani që më rrite me kulturën e punës.

Sot unë jam një i rritur me përgjegjësi për punët që marr përsipër, një i rritur që e do punën, që e do dhe e vlerëson jetën dhe që e mendoj disa herë diçka përpara se ta them apo ta bëj. Ti më mësove se fjalët kanëfuqi dhe kur i nxjerr, duhet t’i peshosh mirë, në të kundërt mund të lëndosh të tjerë.

Lexo po ashtu:  Ja cilat janë 7 arsyet pse duhet të lexosh libra

Ma, vazhdoj të jem krenar për mënyrën se si më rrite dhe shpresoj që ti të jesh krenare për atë që unë jam bërë sot. Mezi po pres të vijë e diela, dita ime e pushimit, për të të vizituar sërish aty ku e ndiej sikur tëtakoj realisht, edhe pse përfundoj duke përqafuar pllakën e gurit me foton tënde. Sërish më duket sikur tëpërqafoj ty…

Të puth ma,

“Biri yt i shtrenjtë” (siç më thoje gjithmonë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *