LETRA E NJË NËNE

Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë.

Më vjen turp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje të gjatë, e mora penën disa herë, por lotët më penguan. Disa herë më janë ndalur lotët, por zemra nuk më lejoi.

O biri im! Pas një kohe të gjatë po të shoh se je rritur, je bërë i pjekur dhe mirë po i rregullon gjërat. Unë e kam një të drejtë, të paktën ta lexosh këtë letër, e pastaj, nëse do, copëtoje ashtu siç ke vepruar me zemrën time.
0Biri im!

Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e gëzueshme, atë ditë kur mjekja më njoftoi se isha shtatzënë.

Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm.

Pas kësaj, të kam mbajtur 9 muaj në barkun tim, me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ushqyer dhe kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka pakësuar dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi kam pritur që të të shoh.

Lexo po ashtu:  Vdekja e çuditshme e Eskilit…

Të kam bartur, o biri im, me vështirësi pas vështirësie, me dhimbje pas dhimbjes, ju gëzohesha lëvizjeve tua (në stomak), i gëzohesha rritjes së peshës tënde, e cila për mua nuk ishte e vështirë.

Ato qenë vuajtje të gjata, dhe më vonë erdhi nata kur nuk fjeta aspak, as nuk i mbylla sytë. Pata aq shumë dhimbje të mëdha, sa që asnjë penë nuk mund të shkruaj, dhe asnjë gjuhë nuk mund t’i përshkruaj.

Disa herë jam përballur sy më sy me vdekjen, por pastaj u shfaqe ti, vaji yt u përzie me gëzimin tim dhe i largoi dhimbjet dhe plagët.

Biri im! Vitet kalonin, kurse unë të kam mbajtur në krahët e mi, të kam larë me duart e mia, ke fjetur në krahët e mi, të kam ushqyer me qumështin tim, unë kam mbetur pa gjumë vetëm që ti të flesh, e lodhur gjithë ditën të kam mbajtur, vetëm që ti të jesh i gëzuar, që me gëzim ta shikoj buzëqeshjen tënde, me padurim kam pritur që ti nga unë të kërkosh ndonjë gjë, e unë me gjithë zemër të ta jap, dhe kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë.

Lexo po ashtu:  UNHCR: Shqiptarët vazhdojnë të përmbushin trashëgiminë e etërve të tyre për popujt në vështirësi

Ditët dhe netët po kalonin, e unë vazhdova në këtë gjendje, si një gjidhënëse e lumtur, si një shërbëtore e vlefshme dhe të uritur, për derisa u rrite dhe u bëre djalosh.

Te ti filluan të paraqiten shenjat e para të pjekurisë, ndërsa unë po kërkoja në gjithë vendin për ta gjetur për ty një nuse të bukur.

Erdhi dita e dasmës, por mua mu nda zemra, më rrodhen lot gëzimi për jetën tënde të re, si dhe për ndarjen nga ty.

Kaluan ditë të vështira dhe po shoh se ti nuk je ai të cilin e njoh, më ke mohuar dhe e ke harruar të drejtën time.

Ditët po kalojnë, kurse unë nuk po të shoh, nuk po e dëgjoj zërin tënd. Po e urren personin i cili ndaj teje po sillet bukur.

Biri im! Unë po kërkoj vetëm pak. Më kujto mua, të paktën në nivel të shokëve tu, më vendos edhe mua në listën e obligimeve mujore, që të mund të të shoh vetëm pak!

Lexo po ashtu:  Pse zgjohemi gjithnjë e më herët në mëngjes ndërsa plakemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *