Gjenerata e dytë e AirPods shitet për 159 dhe 199 dollarë ndërsa AirPods Pro për 249 dollarë. Apple shet edhe kufjet me kabull EarPods për 29 dollarë në uebsajt.

Apple eliminoi portën e kufjeve 3.5mm në iPhone pothuajse 4 vite më parë në Shtator të 2016-ës dhe kyt vit mund ta shtyjë atë që kompania nisi një hap më tutje.

Apple ka planifikuar të mos përfshijë në paketimin e iPhone kufjet me kabull EarPods sipas analistit të mirënjohur të kompanisë Ming-Chi Kuo.

Kuo është një prej analistëve më të saktë kur bëhet fjalë për parashikimet rreth produkteve të Apple. Ai tha se kompania do të ofrojë promocione dhe të bëjë zbritje për kufjet wireless AirPods për të kompensuar heqjen e atyre me kabllo.

Gjenerata e dytë e AirPods shitet për 159 dhe 199 dollarë ndërsa AirPods Pro për 249 dollarë. Apple shet edhe kufjet me kabull EarPods për 29 dollarë në uebsajt.

Sido-që të jenë planet e Apple, kjo lëvizje pritet të shkaktojë debate e kritika mes konsumatorëve dhe analistëve. Që prej 2016-ës Apple ka përfshirë një aksesor që përdoret për të lidhur kufjet 3.5mm me portën Lightning të iPhone.

Sakaq kufjet wireless AirPods janë bërë shumë të rëndësishëm për linjën e produkteve të Apple që nga debutimi në 2016-ën. Apple është shprehur se vetëm biznesi i veshjeve elektronike ka vlerën e një kompania Fortune 200.

Lexo po ashtu:  Sot 61 vite më parë vdiq shkrimtari gjerman Hermann Hesse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *