Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar në Viti ka thënë se ndryshimi kurrë s’ka qenë më afër.

“Ka diçka ndryshe në këto zgjedhje – këdo që e takon nuk të thotë që ju do të fitoni, por: ne do të fitojmë. Kemi vendosur bashkë, kemi vetëvendosur, do të vetëvendosim me 6 tetor për të gjithë Kosovën”, ka thënë Kurti.

“Këtë ndryshim gjithmonë e kemi synuar, sepse zgjedhjet nuk janë as për partitë as për liderët, por për juve. Lëvizja është e juaja, Qeveria e juaja, Kosova është e juaja. Ndryshimi që ne duam është ndryshimi që na duhet. Nuk është ndryshim i vogël e i rrejshëm si të gjithë të tjerët, por i madh dhe i vërtetë. Në këto zgjedhje do të shënojmë kthesën e madhe të historisë”.

Kurti ka thënë se deri tash vendin e kanë drejtuar liderë që kanë qenë të zënë me shtimin e milionave për vete.

Në vitin që kemi lënë pas kemi importuar nëntë fish më shumë sesa që kemi eksportuar. Afër 110 mijë veta e kanë lëshuar Kosovën në dhjetë e fundit. Më shumë kanë emigruar pas shpalljes së pavarësisë sesa edhe në kohën e okupimit”.

Lexo po ashtu:  Bashkëshortja e Zelenskyt: Nëse nënat ruse nuk binden për arkivolet e bijve të tyre, atëherë s’kam çfarë të them

“Në mandatin e ardhshëm do ta rrisim investimin në shëndetësi për 120 milionë euro. Me qeverisjen tonë komuna e Vitisë do të përfitojë direkt nga granti i katër për komuna që e ka vlerën 600 milionë për katër vjet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *