75 vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova, bashkë me deputetin Liburn Aliu, morën sot pjesë në shënimin e 75 vjetorit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Aktiviteti përkujtimor u zhvillua në Varrezat Monumentale të Kllogjerit, në Konispol. Gurthemeli i këtij Monumenti është vendosur vite më parë në ceremoninë ku ka marrë pjesë edhe Albin Kurti.

Në këtë përvjetor, deputeti Liburn Aliu mbajti një fjalë rasti. Ai theksoi faktin se shqiptarët janë sot më të gatshëm e të përgatitur të kërkojnë të drejtat e tyre, dhe t’i fitojnë ato përmes fuqisë së organizimit për të vendosur drejtësi për Çamërinë e mbarë kombin shqiptar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve.

Kllogjer, 22 qershor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Meta kundër minishengenit, vlerëson paraqitjen e Kurtit në Munih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *