Telefonat e palosshëm do të jenë gjithkund në Kongresin Botëror të Telefonave 2019, që mbahet në Barcelonë javën e ardhshme. Raportet e mëparshme kishin sugjeruar që ndoshta LG mund të lansoj një nga të vetët së bashku me telefonin e tyre të ri.

Megjithatë, kompania koreane ka deklaruar tani se nuk ka plane për të zbuluar një telefon të palosshëm në MWC 2019.

Samsung pritet të udhëheqë grupin e njoftimeve të telefonave të palosshëm këtë vit duke zbuluar pajisjen e tyre më 20 shkurt. Të tjera kompani si Huawei dhe Xiaomi kanë të vendosur të ndjekin shembullin në MWC 2019.

Lansimi i një pajisje të tillë nga LG shte një supozim i drejtë duke pasur parasysh se kompania ka sjellë në treg televizionet masive të palosshme, kështu që në mënyrë të qartë ka ekspertizën teknologjike për të zhvilluar panele fleksibile OLED. Megjithatë, duket se LG mendon se është “tepër herët” për të nisur një telefon të tillë.

Shefi i departamentit telefonik dhe televiziv LG Electronics, Brian Kwon, tha se “Ne kemi rishikuar çështjen e telefonit të palosshëm, kur do të lansojmë telefonin me rrjet 5G, por vendosëm të mos e prodhojmë atë.” Ai shtoi se fokusi i LG tani është të rimarrë pozicionin në tregun e smartfonëve. “Është shumë herët për LG të nisur një telefon të palosshëm”.

Lexo po ashtu:  FAIK KONICA: GEGNISHTJA- GJUHË E POEZISË, TOSKËRISHTJA E PROZËS…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *