Është zbuluar foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në janar kur një punonjëse spitali në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lindi vajzë. Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna kur ishte 36-javëshe shtatzënë. Tri javë më pas ajo solli në jetë vogëlushen, të cilës iu mor një kampion gjaku.

Sipas mediave amerikane, njoftohet se kjo është e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve, që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”. Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes, përmes kordonit të kërthizës.

Lexo po ashtu:  Prestigjiozja "TIME" e rekomandon Beratin në Shqipëri mes "vendeve më madhështore në botë për vitin 2023"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *