Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi anëtarët e bllokut për bashkëpunimin e përshpejtuar midis Rusisë dhe Kinës, duke e cilësuar paradën e Ditës së Fitores në Pekin “një përpjekje për t’i dhënë një formë të re rendit global”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Nuk bëhet vetëm për t’u mburrur në paradat e mëdha ushtarake në Moskë ose si dje në Pekin, por për të ushtruar në mënyrë agresive ndikim, për të tentuar të riformësojnë rendin global dhe për të minuar lirinë dhe sigurinë tonë“, vërejti sekretari gjatë fjalimit të tij në Samitin e Mbrojtjes IISS në Pragë të enjten.
“Ata po përgatiten për një përballje afatgjatë. Dhe siç thashë më parë, sfidat me të cilat përballemi janë të qëndrueshme. Pra, ne duhet të jemi të përgatitur“, vazhdoi ai.

Pekini mbajti më 3 shtator një paradë të madhe të Ditës së Fitores, në përkujtim të 80-vjetorit të humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. 26 krerë shtetesh iu bashkuan festimeve, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndër të tjerë.
Gjatë fjalës së tij, shefi i NATO-s vuri në dukje gjithashtu se aleatët evropianë kanë filluar të diskutojnë ‘garancitë reale të sigurisë’ për Ukrainën, ndërsa kritikoi gjithashtu Rusinë për kundërshtimin e saj ndaj pranisë ushtarake perëndimore në territorin ukrainas.
