Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës që dha dorëheqje në nëntor, i dyshuari për sulm me mjete shpërthyese në zyret e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq është liruar nga arresti shtëpiak, dhe masa i është zëvendësuar me dorzani prej 30 mijë eurosh.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani.

“Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm thotë se një pjesë e madhe e këtyre kriminelëve kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

“Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona”.

Lexo po ashtu:  "𝐀𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐢𝐤𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐛𝐮𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞̈𝐭!" 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞𝐳𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐚𝐫𝐛𝐮𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞

Ai thotë se veprat e Pantiqit dhe të tjerëve janë mjaft të rënda dhe sipas tij me këto vendime dëmtohet drejtësia dhe ligji.

“Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës”.

“Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet”, ka deklaruar tutje Sveçla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *