Nuk ka më dilema, UEFA ka vendosur që Lisbona të jetë qyteti që do të presë fazën e fundit të Ligës së Kampionëve. Formula do të jetë ajo e eliminimit të drejtpërdrejtë në fazën “Final Eight”.Stadiumet do të jenë “Da Luz” dhe “Alvalade” dhe ndeshjet do të luhen në periudhën 8 deri më 23 gusht. Duke menduar se nuk do të ketë një ndryshim të papritur të programit, ky do të jetë vendimi që UEFA do të komunikojë në fund të mbledhjes së vendosur për t’u zhvilluar më 17 qershor.

Lisbona ka fituar ndaj kandidaturës së Madridit, sepse nuk ka ekipe portugeze të mbijetuara deri në këtë fazë të Championsit si dhe ka dy stadiume që nuk janë shumë larg njëri-tjetrit (ndërsa Madridi ka problemin e “Bernabeu”, që është i bllokuar për shkak të rikonstruksionit). Përveç kësaj, pandemia COVID-19 e ka goditur më lehtë Portugalinë krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara Europiane.

Pra, të gjithë ndeshjet e Championsit do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, në dy stadiumet e të njëjtit qytet, Lisbonë. Më 8 dhe 9 gusht do të zhvillohen katër takimet e kthimit të fazës 1/8 (dy të shtunën e dy të dielën). Faza “Final Eight” (eliminim me ndeshje teke) do të fillojë më 12 gusht. Finalja do të vihet në skenë në “Da Luz”. Më 23 gusht.

Lexo po ashtu:  Europa League, shorti i 1/8 të finaleve përplas Itali-Spanjë: Inter peshkon Getafe, Roma ‘qethet’ në Sevilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *