Karantina ka rritur dëshirën për të blerë lodra seksi edhe në Shqipëri. Izolimi shtoi dëshirën për të përjetuar kënaqësi personale, por edhe në çift nëpërmjet lodrave të seksit. Në një intervistë për Tvt.al, administratorja L.F. e dyqanit më të madh të shitjeve të këtyre produkteve, thotë se shqiptarët po përpiqen gjithnjë e më shumë të eksplorojnë kënaqësinë seksuale. Një tjetër detaj që po ndryshon në konceptin e shoqërisë sonë është fakti se është përmbysur bilanci i klientelës mes gjinive, ku 60% e blerësve së fundmi janë femra.

Në shumë vende të botës thuhet se është rritur kërkesa për lodrat e seksit gjatë kohës së karantinës. Po në eksperiencën tuaj ka ndodhur e njëjta gjë edhe në Shqipëri?

Covid-19 solli një periudhë izolimi total ku shumë njerëz përjetuan vetmi të plotë në familje, çifte si dhe femra apo meshkuj të veçuar pa një lidhje ose sic thuhet “single” ku të gjithë në mënyrën e tyre u përpoqën për zbulimin e kënaqësive personale ose në cift në hapësirat e izoluara. Është e vërtetë, që seksualiteti, madje edhe në kohë si kjo, është një përbërës i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme. Të heqim dorë??? Asnjëherë…dhe duket se shqiptarët po përpiqen më shumë në këtë drejtim. Nga të dhënat tona të shërbimit ndaj klientit si dhe të departamentit të shitjeve, në këto javë izolimi lodrat e Seksit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e përdoruesve dhe madje edhe ata që nuk i ishin afruar kurrë më parë përdorimit të aksesorëve të lidhura me mirëqenien seksuale, çfarë tregon një vëmendje të shtuar ndaj këtyre produkteve.

Në bazë të statistikave që keni në sistem, kush blejnë më shumë femrat apo meshkujt?

Nisur nga konteksti dhe tabutë e kohës, do të thonim që në fillimet e para më “kurajozët” në sektor ishte kategoria e meshkujve me 65-70% të kërkesës dhe shitjeve, por me kalimin e viteve ky trend ka ndryshuar dhe sot një përqindje të lartë të interesimit dhe blerjeve në përgjithësi e zënë femrat (me 63 % të shitjeve në total). Nëse do të flisnim për disa produkte të veçanta si për shembull (stimulues, spraj vonues apo kremëra zhvillues) trendin më të lartë në shitje e përbëjnë meshkujt; ndërsa femrat janë më të interesuara për kategoritë e lodrave erotike dhe veshjeve intime. Ka dhe një kategori blerësish të cilët ende nuk identifikohen me gjininë e tyre, përshembull meshkuj që kërkojnë produkte me emër femre.

Lexo po ashtu:  Ky është Horoskopi yt për sot, 13 shkurt 2022

Po qytet ku bëni më shumë dërgesa?

Ne kemi një shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Por referuar, numrit të dërgesave duhet të themi se numri më i lartë i tyre është në Tiranë, Durrës, Fier dhe Prishtinë. Dhe pse duhet të themi se në dy vitet e fundit kemi një numër në rritje dërgesash në qytete si: Elbasani, Shkodra, Vlora, Kavaja, Korça, Saranda etj. Mosha mesatare e pesonave që blejnë më shumë lodra seksi është 25-35 vjeç.

Pra keni edhe klientë nga Kosova?

Në fakt, rreth më shumë se 50% të shitjeve e kemi me Kosovën. Nga eksperienca që kem fituar prej vitesh në këtë sektor kemi kuptuar se konsumatorët kosovarë janë shumë më të emancipuar dhe njohës më të mirë në lidhje me lodrat e seksit në përgjithësi. Shpesh janë klientët më “të palodhshëm” për shpjegime pasi e dinë dhe janë të sigurtë për llojin e produktit që kërkojnë.

 

Rikthehen klientët?

Duke qenë se në punojmë në një sektor mjaft “të ndjeshëm” që ka të bëjë me intimitetin dhe privatësinë e dëshirave erotike të kujdo, një nga motot udhëheqëse e Lodroj.al që nga krijimi është “Ti pëlqejmë shumë klientëve të përzgjedhur dhe jo ti pëlqejmë pak një mase pa përkufizim njerëzish”.

Në fakt, kjo përpjekja dhe përkushtimi ynë ndër vite, shpërblehet me shifrat. Sot, ne kemi një klientelë “besnike”, cfarë përbën dhe rreth 70% të shitjeve tona totale, e cila rikthehet jo vetëm për blerje nga furnizimet e reja, por dhe për këshilla lidhur me produkte apo eksperienca të reja në dëshirat e tyre të paeksploruara më parë.

Lexo po ashtu:  Kur Zoti krijoi nënën – pjesë nga libri “40 histori në shkretëtirë”

Cilat janë produktet që shiten më shumë?

Si një dyqan lodrash për të rritur, ne sot zotërojmë më shumë se 1000 produkte, të gjitha të fokusuara në rritjen e kënaqësisë erotike. Në përgjithësi, referuar shitjeve totale mund të themi që të gjitha produktet janë të kërkuara, por në veçanti ka disa dallime sipas trendeve sezonale të shtitjeve. Për shembull, në sezonin e vjeshtë – dimër ka një trend më të lartë shitjesh për produktet e kategorisë së lodrave të seksit (vibe dhe dildo) dhe veshjeve (lingerie) intime për femra; ndërsa në sezonin pranverë-verë ka një kërkesë më të lartë për produket e kujdesit intim dhe kategorisë drug-store (si vajra masazhi, kremra, stimulues për rritjen e performancës).

Ekziston një mit që na krijon idenë që lodrat e seksit nuk përdoren nga çiftet e martuara që kanë një jetë normale familjare. Sa e vërtetë është nëse keni informacion?

Edhe në shoqërite moderne, por sidomos në ato ende në zhvillim si Shqipëria, ende ekzistojnë shumë “mite” dhe pikërisht seksologët ose terapistët e seksit përpiqen të shqyrtojnë këto qëndrime të gabuara dhe keqkuptime në lidhje me përdorimin e lodrave të seksit, orgazmën, masturbimin, seksin oral, pornografinë etj..

Prej kohësh, ekspertët – edukatorët seksuale, terapistët seksualë si dhe seksologët – hedhin dritë për të sqaruar keqkuptimet që shumë të rritur ende besojnë pasi janë thjesht “mite” të rrenjosura në besimin kolektiv. Përdorimi i lodrave të seksit edhe lubrifikanteve është i shëndetshëm, normal dhe pjesë e të qënit një qenie seksuale. Sipas terapistes seksual Janet Brito, “nëse ndonjëherë keni kapur mat partnerin duke u “fërkuar” në dush, kjo nuk do të thotë se ai është i pakënaqur me gjendjen tuaj seksuale, kështu që nuk duhet të merret si personale. Shpesh, njerëzit mendojnë se nëse partneri i tyre dëshiron një lodër seksi, ata nuk i gjejnë ata seksualisht tërheqës duke çuar kështu në pasiguri dhe dyshim në vetvete“. Në fakt, seancat e “vetë-kënaqësisë” mund të përmirësojnë dhe jo të pakësojnë – intimitetin që ndani me partnerin tuaj.

Lexo po ashtu:  "Me një gënjeshtër, njeriu e asgjëson dinjitetin e tij si njeri." - Fjalë të urta nga Kanti

Çfarë garancie jepni për produkte siç janë stimuluesit që mund të kenë edhe efekte anësore në shëndet?

Të gjitha produktet tona janë të pajisura me certifkim sigurie (CE). Dhe pse stimuluesit që janë dhe më të ndjeshëm lidhur me frikën për efektet anësore janë krejtësisht të përgatitur me formula me përbërës natyralë, ekstrakte bimore dhe ndër të tjera janë të testuara klinikisht, por dhe të garantuara si pjesë të linjave më të famshme të prodhimt të tyre botëror si: CobecoPharma, Durex, Pjur, Luxuria, BIOglide, Orgie, Joydivision etj.

 

A janë të frikësuar klientët për çështjen e ruajtjes së privatësisë, apo janë të pakompleksuar?

Fillimisht, sidomos vitet e para, pjesa më e madhe e klientëve ishte pikërisht “frika” apo “sikleti” i mosruatjes së privatësisë. Dhe pse kjo tendencë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë për shkak të emancipimit falë rritjes së një brezi më të shpengueshëm ndaj seksualitetit. Gjithashtu pakot janë të padallueshme se çfarë kanë në brendësi, kur dorëzohen nga korrieri.

A keni një periudhë të vitit ku rriten shitjet?

Në fakt ne i shërbejmë kënaqësive të shpirtit dhe trupit njerëzor, që do të thotë se nuk ka periudhë apo stinë që relativizon kënaqësinë. Për këtë arsye shitjet tona kanë një qëndrushmëri konstante gjatë gjithë vitit por ka një trend rritjeje gjatë periudhave festive si Shën Valentini, 8 Marsi, festat e fundvitit ku tendenca po shkon drejt dhuratave jo të një natyre tradicionale.

Tvt.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *