Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka zhvilluar disa materialedidaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër, prandaj kërkojmë që rreziqet online dhe edukimi për përdorimin e sigurt e të dobishëm të internetit, të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi.

MASHTI tha se janë të shqetësuar si pasojë e rasteve të lëndimeve të nxënësve.

“Sa u përket materialeve didaktike, ka kohë që MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Më vjen turp që jam djalë në Shqipëri!