Aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës (femrat) dhe asaj të Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Dardanet” janë duke u mposhtur me rezultat 2-0, falë golave nga Pamela Begic 14′ dhe Nina Predanic 37′, shkruan Periskopi.

Pak pika pozitive mund të nxirren për “Dardanet” në këtë ndeshje, por një prej tyre është ai i minutës së 56-të.

Sulmuesja, Modesta Uka u shërbye afër zonës dhe menjëherë u markua nga një mbrojtëse kundërshtare.

E gjendur në pozitë të vështirë, Uka u desh të tregohej kreative, dhe pikërisht këtë e bëri derisa lëvizi shpejt nga prapa topin me pjesën e poshtme të këmbës, duke e lënë për të “vdekur” kundërshtaren.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 11:56.

Lexo po ashtu:  Plak, Topall dhe Ashik, - Fan S. Noli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *