Dhelprat po evoluojnë drejt kthimit në kafshë shtëpiake. Këtë konkluzion nxjerr një studim i publikuar Proceedings of the Royal Society B sipas të cilit në Londër po vihet re një dallim mes aspekteve kraniometrike të dhelprave të fshatit dhe aty që jetojnë afër qyteteve.

Dhelprat që jetojnë në zona rurale kanë përparësi shpejtësinë dhe gjuetinë, kurse dhelprat e zonave urbane nuk kanë probleme të kërkimit të ushqimit. Dallimet në kafkat mes të dy kategorive reflektojnë pikërisht këtë kërkesë të ndryshme. Më të vogla, hundë më e shkurtër, dhelprat e qytetit janë përshtatur për veprime të tilla si shqyerja e pakove të mbetjeve dhe zhveshjen e kockave të mbetura nga ushqimi njerëzor. Por edhe një tru më i vogël, sa kohë që preja në këtë rast është një “ushqim i vdekur” që nuk largohet.

Ky evolucion është përshkruar nga Charles Darvin si sindroma e zbutjes dhe konsiston në një seri tiparesh që shoqërojnë tranzicionin e një kafshe të egër drejt zbutjes dhe kthimit në kafshë shtëpiake.

Lexo po ashtu:  3 miliardë njerëz në botë pa internet – 1 në 3 njerëz në planet ende nuk ka akses në këtë burim!

Kjo po ndodh para syve tanë dhe nga vetë kafshët, ku njeriu ka rol pasiv, të tërthortë duke ofruar ushqim në masë dhe duke eliminuar kështu nevojën e zhvillimit dhe ruajtjes së tipareve evolutive bazë që është aftësia për sigurimin e ushqimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *