Ish-futbollisti i kombëtares së shqiptarëve në Ballkan, Lorik Cana ka shoqëruar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë udhëtimit të tij në vendin tonë dy ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se me Macron në avion qëndroi rreth 30 minuta ku shkëmbeu një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.

Ka qenë Cana ai që e ka ndihmuar për të mësuar pak shqip, presidentin Macron, i cili hapi fjalimin në Tiranë, pikërisht me gjuhën tonë.

“Shumicën ca kishte për të thënë e kuptuam dhe pse jo një shqipe aq të patër. Në krahasim me sa kur fillova me e mësuar dhe me e stërvit, ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe shumë i përkushtuar. Besoj se ia ka dalë më së miri. Duke qenë se ishte vizita e parë historike e një presidenti francez në vendin tonë, në protokollet e tyre ka delegacionin zyrtar që e shoqëron dhe kjo bëhet me propozimet që bëhen nga zyrtarë. Ishte presidenti që kishte pasur një dëshirë shumë të madhe që të jem pjesë e këtij delegacioni zyrtar francez në vendin tonë dhe sigurisht për mua ishte një kënaqësi që ta pranoja këtë ftesë.

Lexo po ashtu:  12 mln euro në sezon, Barcelona bind Martinez, provon të mbyll dhe çështjen Pjanic

Ishin 20 orë të ngarkuara por shumë të rëndësishme për marrëdhënien e dy palëve. Pata mundësinë që gjatë dy orëve me Macron të ndava 30 minuta me të. Ai është tifoz i çmendur pas futbollit. Ai ishte i interesuar që të dinte se çfarë bëja unë. Ishte shumë kurioz të dinte për historinë dhe identitetit shqiptar. Pastaj filluam me nisjen e fjalimit që do të mbante në Tiranë”-tha Cana./EuroNews/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *