Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaron se Rama po përdor kauzën e UÇK-së për patriotizëm folklorik.

“Edi Rama tani përdor patriotët folklorik. Kur i duhen ndërkombëtarët, i vlerëson, kur i duhet folkolirizmi, përdor patriotizmin. Basha është nën këtë presion, nga patriotizmi shqiptar. Kjo është poshtërsi politike.
Ndërtojmë akuza të rreme në sy të botës. Ne nuk kemi drejtësi të vërtetë. Ne si gazetarë duhet të themi se nëse Basha është agjent i serbit, lideri i PD duhet të përgjigjet para drejtësisë, nëse akuzat janë fabrikime, të kapë drejtësia këta që bënë akuza më koti”, – tha Lubonja.

Lubonja tha se Basha po përballet me një presion të jashtëzakonshëm sa i takon akuzave nga disa dëshmitarë të luftës së UÇK-së, se ka fshehur një kasetë të masakrës së Krushës. Ai theksoi se Basha, nëse ka qenë në rolin e përkthyesit, mund të ketë parë shumë gjëra, për të cilat nuk mund edhe të flasë.

Lexo po ashtu:  Macron u bëri thirrje evropianëve të zgjohen pas fitores së Trumpit: Amerika nuk do të kujdeset për ne

“Unë përmes përkthyesit që më ka përkthyer librat në Angli, di diçka më shumë se ka punuar në Hagë. Çështja është me e komplikuar. Bëhet fjalë për të shkuar atje, për t’u pyetur, për dëshmitarë. Përkthyerit e kanë të ndaluar që të flasin dhe të tregojnë ça ka ndodhur atje. Se di nëse është rast i Bashës ky. Pjesa tjetër që është problematike për mua, është se ky si natyrë, është në presion të jashtëzakonshëm.

Nga kjo histeri shqiptare, “ti na ke lëshuar shqiptarët përpara serbëve”, nga ky presion ai thotë (Basha); ‘më mirë s’po them fare, se sa të them kam punuar atje’. E para duhet të kërkosh përgjegjësi të madhe. Atij që doli dhe tha; “ti që e nxore raportin e Dick Marty, je tradhtar”, atij kërkoi llogari të parit. Do rrimë shtrembër dhe do dalim drejtë apo do i bëjmë presion njëri-tjetrit?! Nëse ky zotëri ka shërbyer atje si përkthyes, ka parë gjera. Disa gjera ndoshta si thotë dot. Sa ta marri vesh ai shqiptari se thotë; “ky është tradhtar, apo jo”, mendon se mund t’i humbasë pikët”, – tha Lubonja.

Lexo po ashtu:  Data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Një Qeveri e skandaleve dhe e korruptuar, ra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *