Në një opinion të shkruar për “Politico”, Andrew A. Michta i Qendrës Europiane Marshall, e cilëson luftën atuale në Ukrainë, si një luftë për të ardhmen e Europës. Sipas tij kjo përballje do të sjellë rikonfigurimin gjeostrategjik të kontinentit dhe të arkitekturës së tij të sigurisë. Michta thotë se keqllogaritjet e presidentit rus mund të sjellin ndryshime pozitive epokale, duke i dhënë fund një ndarjeje të definuar edhe në antropologjinë politike të Europës, mes Lindjes dhe Perëndimit.

NATO është në fund të fundit pushtet i forcës dhe i mbrojtjes kolektive dhe do të jetë ky pushtet që pas luftës do të udhëheqë përkufizimin e institucioneve dhe arkitekturës së re të një Europe të së ardhmes. Siç ndodhi në gjenezë të Luftës së Ftohtë, një qendër e re graviteti do të shfaqet në Europë – përherë e më tepër në verilindje…Sot Europa ndodhet në një pikë infleksioni sepse mbetet e mbërthyer nga “të menduarit institucional” që është shkëputur përherë e më shumë nga realitetet e pushtetit të forcës në terren. Marrëzia e Putin kundër Ukrainës ka vënë në lëvizje një proces që nuk mund të prapësohet.

Dhe jo vetëm pse qendra e gravitetit të Europës po zhvendoset drejt verilindjes, por edhe pse dikur koncepti i mjegullt i Europës Lindore si këneta e Perëndimit një imazh i përforcuar nga luftërat ballkanike të 1990-ë, është çmonuar i gjithi. Europa Lindore është tashmë e gjitha europiane, historia dhe trashëgima e saj e zbuluar rishtas në universitetet amerikane dhe qendrat studimore për çdo ditë, me imazhe nga Riga, Varshava dhe Kievi që popullojnë ekranet tona, shkruan autori.

Lexo po ashtu:  Revolta e Faik Konicës: Më mirë të shes m… njeriu, se të shkruaj për shqiptarët!

Një optimizëm i theksuar ky që sugjeron se ndërhyrja ruse theu disa kufij që përndryshe mendohej se ishin aty përjetësisht. Edhe pse duhet thënë se shekulli i 20-të i lëvizi shumë kufijtë dhe në fakt e ripërkufizoi Europën Lindore si tribut të kundërmësymjes së një ideje perëndimore vënë në shërbim historik të gjeopolitikës së Rusisë si konkluzion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *