I druheni edhe këtë verë celulitit? Nuk jeni të vetmet. 80% e femrave vuajnë nga celuliti, përfshi dhe yjet si Kim Kardashian apo Sienna Miller.

Ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e celulitit, por, asnjëri prej tyre nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë vetëm për zhdukjen e tij. Këto 4 trajtime për celulitin mund të duken të çuditshme, megjithatë janë shumë efektive.

Kastravecë

Një arsye për t’i pëlqyer më shumë kastravecët: Ata janë hidratues dhe të pasur me vitamina të ndryshme. Aplikoni feta të kastravecit direkt tek lëkura, pasi përbërësit kimikë tek kjo perime ndihmon për të tendosur kolagjenin dhe zhdukur shenjat e celulitit.

Kafe

Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrat.  Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni llumin e kafes me disa nga vajrat tuaj të preferuar – vaji i ullirit ose bajame – dhe e keni gati! (lexo më shumë këtu)

Lexo po ashtu:  "Qëllimi nuk është të jesh më e mirë se ajo tjetra, por më e mirë se vetja jote e mëparshme." - Lexo këto fjalë motivuese nëse ndihesh keq

Xhelatinë

Xhelatina që nuk përmban sheqer ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese. Një veçori e saj e jashtëzakonshme është rritja e prodhimit të kolagjenit. Mjafton vetëm që të hidhni çdo ditë pak pluhur xhelatine tek pija juaj e preferuar për të neutralizuar mungesën e kolagjenit, që është edhe një nga shkaktarët kryesor të celulitit.

Banjo me alga deti

Talasoterapia është një trajtim francez për kujdesin ndaj lëkurës që përfshin aplikimin e ujit të ngrohtë dhe algave të detit në lëkurë. Algat e detit janë të pasura në jod, që rrit funksionin e tiroides dhe qarkullimin e gjakut, duke minimizuar kështu celulitin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *