Me “përplasje totale” kërcënon Irani nëse Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite fillojnë një sulm ndaj këtij vendi. Në një intervistë ekskluzive për CNNi, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë “deri në ushtarin e fundit amerikan”.

Zarif tha  se Irani shpreson të shmangë konfliktin, ndërsa shtoi se vendi i tij do të ishte i lumtur ta diskutonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sidoqoftë, ministri i jashtëm iranian ka përjashtuar mundësinë që Irani të kthehet në “tryezën e bisedimeve” me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk heq sanksionet aktuale ekonomike.

Gjatë intervistës, zyrtari iranian mohoi edhe një herë përfshirjen e Iranit në sulmet me dronë në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar. Ai pranoi se militantët Houthi i Jemenit – të cilët kanë marrë përsipër sulmin – kohët e fundit kanë rritur ndjeshëm aftësitë e tyre ushtarake dhe tani mund të kryejnë një “goditje” si ajo e së shtunës së kaluar.

Lexo po ashtu:  Trump i kërkon gjykatës të detyrojë Twitter të rihapë llogarinë e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *