Aristoteli bëhet viktima e fundit në luftën e narrativave të Kinës me Perëndimin. Studiuesi Jin Canrong vë në dyshim ekzistencën e filozofit grek, me pretendimin se trashëgimia e greqishtes së lashtë nuk mbështetet nga të dhënat e shkruara.

Jin nuk është historian. Ai është ekspert i njohur i marrëdhënieve Kinë-SHBA në Universitetin Renmin në Pekin dhe këshilltar i qeverisë kineze.

Për më tepër, ai është influencues në Douyin, versioni kinez i “TikTok”, ku një videoklip i fjalimit të tij mbi Aristotelin u bë viral muajin e kaluar, duke gjeneruar një debat publik të jashtëzakonshëm mbi besueshmërinë e historisë perëndimore.

Jin pretendon se nuk ka asnjë të dhënë të shkruar para shekullit të 13-të që mund të vërtetojë ekzistencën e Aristotelit, dhe filozofi i lashtë, nëse ai ekzistonte më shumë se 2000 vjet më parë, nuk mund të kishte shkruar qindra libra që përmbajnë miliona fjalë përpara mbërritjes së letrës në Evropë, në shekullin e 11-të.

Aristoteli doli nga hiçi dhe ajo që e bëri më të dyshimtë ishte se ai duket se ka një trupë gjithëpërfshirëse njohurish, duke filluar nga optika dhe etika, deri te ekonomia dhe politika,” thotë ai në video.

Lexo po ashtu:  Kundërshtarët e teorisë së autoktonisë së shqiptrëve dhe të prejardhjes së tyre Ilir

E rëndësishmja në këtë qasje nuk është përmbajtja, por objektivi. Studiuesi në fjalë u drejtohet “përdoruesve të rrjeteve sociale”, audiencë kjo krejt ndryshe nga të tjerat, pa filtra, pa kritikë, por vetëm një mjedis ku ndikohen tufa milionëshe dëgjuesish. Dhe kjo e bën atë politike, shumë politike.