Shqiptarët e Luginës së Preshevës bojkotuar referendumin e mbajtur në Serbi. Kryetari i Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi këto ndryshime i quan sipërfaqësore. Ai thotë se pakicat në Serbi duan ndryshime të mirëfillta jo kozmetike.

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Serbi, përkatësisht për ndryshime në sistemin e gjyqësisë, u bojkotuan nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ragmi Mustafi këto ndryshime po i konsideron kozmetike.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë qenë për ndryshime kozmetike të kushtetutës së Republikës së Serbisë derisa ajo nuk ndryshon në mënyrë substanciale. Neni i parë i kësaj kushtetute ende thotë se ky shtet është shtet i shumicës me çfarë edhe i vendos në rend të dytë qytetarët e bashkësive tjera”, deklaroi Mustafi për RTK-në.

Sipas tij ky referendum nuk sjell asnjë dobi për pozicionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Është e pakuptimtë që shqiptarët të jenë pjesë e një referendumi kur kjo kushtetutë e konsideron Kosovën ashtu si e konsideron. Për më tepër këto ndryshime jo që i japin popullit shqiptar më shumë liri e barazi, por i vendos shqiptarët në raport më të pabarabartë me shumicën në Serbi”, deklaroi Kryetari i Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Luginë.

Lexo po ashtu:  Kurti: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve, kemi paguar mbi 16 milionë euro në mbrojtjen e tyre

Mustafi ka mirëpritur vendimin e institucioneve kosovare që të mos lejojnë mbajtjen e referendumit në Kosovë.

“Mendoj se Republika e Kosovës është në të drejtën e saj. Duke qenë në të drejtën e saj është në të vërtetën e saj. Ne kemi mbështetur këto veprime dhe konsiderojmë se do të duhej të vije një moment që Republika e Serbisë ta pranojë realitetin që është në terren”.

Të dielën në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Këto ndryshime bëhen me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *