Pas garës së 5 mijë metrave, vjen një tjetër performancë madhështore. Luiza Gega triumfon në mënyrën më të mirë të mundshme në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Kampionia dibrane ka arritur kohën më të mirë 9:17.31, duke u shpallur kampione e njëkohësisht duke vendosur rekordin e garës në Kampionatin Europian Ekipor që po mbahet në Poloni.

Gega, në garën e sotme, mori triumfin e dytë në këtë kampionat, duke u shpallur kampione edhe në 3000 metra me pengesa. E pritshme, për kampionen e Europës e për më tepër në displinën e saj të preferuar. Vetëm tre ditë më parë, Luiza Gega dominoi edhe garën e 5000 metrave, duke i dhënë pikë të tjera të vlefshme Shqipërisë në Divizionin C. Me kronometrimin 9:17.31, Gega u shpall kampione, duke vendosur gjithashtu edhe rekord të ri në 3000 metra me pengesa në Europianin Ekipor. Me këtë sukses ajo e dërgon në 11 numrin e triumfeve në kampionatet e ndryshme europiane, duke barazuar bullgaren Ivet Lalova-Collio.

Sa për saktësim, kampionia në fuqi e Europës konkurroi në këtë nivel, për faktin se aty bën pjesë Shqipëria, duke qenë një garë ekipore. Por kjo nuk e pengoi aspak kampionen dibrane që të dhuronte një paraqitje spektakolare. Luiza Gega mbetet e vetmja sportiste e Shqipërisë rezultatet e të cilës, prej shumë vitesh, janë gjithnjë brenda normës kulifikuese për në Lojërat Olimpike.

Lexo po ashtu:  Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *