Koha e duhur për mbjellje të luleve është kur të kalojë rreziku nga ngricat, ndërkaq qepujkat duhet t’i vendosni në vendin ku ka plot diell

Shumica e bimëve mund të mbillen në mars, ato janë kryesisht lule të cilat lulëzojnë në qershor.

Për dallim nga bimët të cilat mbillen në vjeshtë, në mënyrë që të lulëzojnë tani në fillim të pranverës, është koha për mbjellje të luleve të cilat na zbukurojnë kopshtin në verë.

Në fillim të marsit duhet të mbillen qepujkat e gladiolës, zambakut, begonias, amarilisit, dahlias e të tjera.

Nëse dëshironi që këto lule të zhvillohen, është e domosdoshme që t’i mbillni më së voni deri në maj.

Koha e duhur për mbjellje të luleve është kur të kalojë rreziku nga ngricat, ndërkaq qepujkat duhet t’i mbillen në vendin ku ka shumë diell.

Thellësia e mbjelljes varet nga lloji i luleve, prandaj para se të filloni, pyesni për kushtet të cilat i janë të nevojshme bimës të cilin e keni zgjedhur për ta mbjellë.

Lexo po ashtu:  Grekët e lashtë: Ekzistojnë 7 lloje të dashurisë!

Gjithashtu, është me rëndësi të bëni distancë të mjaftueshme midis fidanëve në mënyrë që secila bimë të zhvillohet në kushtet më të mira.

Pra, gladiolat duhet të kenë distancë nga 12 deri në 15 cm. Begonia së paku 25 cm, ndërkaq zambaku nga 30 cm. Dahliat duhet patjetër t’i mbillni në distancë prej së paku 40 cm. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *