E gjitha ka fillesën tek një rast përplasjeje mes një krijuesve të një aplikacioni e-maili dhe Apple. Gjiganti i iPhone merr një pjesë të çmimit të aplikacioneve me pagesë.

Apple po përballet me thirrje dhe kritika për të ri-konsideruar rregullat e saj të App Store nga krijuesit e aplikacioneve.

Dhjetëra kanë përdorur termin “armiqësor” për të përshkruar mënyrën sesi Apple trajton komunitetin e saj të zhvilluesve.

E gjitha ka fillesën tek një rast përplasjeje mes një krijuesve të një aplikacioni e-maili dhe Apple. Gjiganti i iPhone merr një pjesë të çmimit të aplikacioneve me pagesë.

Përplasja rrezikon të lërë në hije një prej aktiviteteve më zë të Apple që organizohet çdo vit. Kompania nis Konferencën e Zhvilluesve WWDC ditën e Hënë.

Rregullatorët dhe politikanët kanë hedhur dyshime nëse Apple po sillet në mënyrë të jashtëligjshme. Ditën e Marte Bashkimi Evropian filloi një hetim ndaj rregullave të kompanisë me App Store me arsyetimin se mund të dëmtojnë konkurrencën.

Ditën e Hënë Apple i refuzoi kompanisë Basecamp përditësimin e aplikacionit Hey. Kushton 99 dollarë dhe është një alternativë e aplikacionit Mail të Apple dhe aplikacioneve të tjera si Gmail dhe Outlook.

Lexo po ashtu:  Poezi madhështore nga heroi i kombit Ukshin Hoti

Kushton mese 99 dollarë në vit. Tarifa duhet të paguhet përmes sistemit të Hey. Apple i tha kompanisë se duhej të ofronte një sistem pagesash përmes App Store në mënyrë që kompania të merrte pjesën e saj prej 30%.

Basecamp u ankua se Google nuk aplikon tarifa të ngjashme me Play Store. Edhe të tjerë kanë reaguar si krijuesit e Fortnite, Tinder dhe Spotify. Apple thotë se këto politika janë në fuqi që prej 2010-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *