Kur e di se gjithçka po shkon keq, por sërish qesh sepse jeta është e tillë. Një ditë keq, ditën tjetër mirë, por sërish buzëqeshjen duhet ta kemi të ngulitur në fytyrë, sepse jemi të fortë dhe do t’ia dalim.

Kur mund të hash çfarë të duash, pa e vrarë mendjen për kaloritë, sepse perfeksioni nuk qëndron tek beli i hollë, por tek karakteri i fortë.

Kur të kap dëshira të dalësh të luash me fëmijët e lagjes dhe del të luash, edhe pse mosha jote mund të “të nxisë” të bësh gjëra më serioze. Por ti e ke kuptuar se sado të rritesh, zëri i fëmijërisë tënde të buçet akoma më fort.

Kur kupton se perfeksioni nuk ekziston dhe perfektë janë të gjithë në imperfeksionet e tyre. Edhe të metat e dikujt, së bashku me virtytet e tij e bëjnë atë perfekt, nëse i bën të lumtur njerëzit përreth me karakterin e tij.

Kur telefonon mikun tënd më të mirë dhe i flet për çdo gjë të rëndë që po kalon. Pastaj në fund të bisedës, kupton se sa shumë kishe nevojë të flisje me të dhe se sa mirë të bënë këshillat dhe mbështetja e tij.

Lexo po ashtu:  I dashur Prind! - Letra prekëse e edukatores drejtuar prindërve të fëmijëve

Kur ke dhjetëra dëshira dhe përpiqesh çdo ditë nga pak për t’i realizuar ato. Edhe kur dështon, sërish nuk e mundon veten tënde, por e nxit të përpiqet më tepër, sepse e di që ti mund t’ia dalësh mbanë.

Kur nuk i ke të gjitha kushtet në shtëpi, apo në shkollë, apo në punë, por sërish rrethohesh nga njerëz që të kuptojnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Kjo gjë vlen shumë më tepër se sa disa kushte që me kohën mund t’i plotësosh edhe vetë.

Kur edhe pse e do shumë dikë, do pak më shumë veten tënde dhe kur kupton se ai person po të lëndon, vendos të lëndohesh dhe të mos e kthesh më kokën pas, sepse e di që sërish do të ndodhë po e njëjta gjë.

Kur lë pas krahëve gjithë frikërat e tua dhe lufton për lumturinë tënde, edhe pse kjo nënkupton të shumëzosh me zero gjithë mendimet e pavlera të të tjerëve që në të vërtetë duan të të lëndojnë, në vend që të ndihmojnë.

Lexo po ashtu:  Të rritësh fëmijët në praninë e kafshëve është ideale; Studimet tregojnë se...

Lumturia është të besosh tek vetja, pavarësisht çdo stuhie që e përfshin jetën tënde, sepse asgjë nuk është më e fortë se besimi që ti ke tek vetja dhe ai besim një ditë do të të bëjë të arrish suksesin që dëshiron në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *