Presidenti i rizgjedhur francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar kohë të vështira për vendin e tij.

“Unë jam i vetëdijshëm se rizgjedhja më vendos nën detyrim për vitet në vijim”, i tha presidenti i rizgjedhur një turme mbështetësish të mbledhur pranë kullës Eiffel në Paris.

”Vitet e ardhshme sigurisht që do të jenë të vështira, por ato do të jenë historike dhe ne do të duhet t’i shkruajmë së bashku për gjeneratat e ardhshme”, tha Macron.

“Ju keni zgjedhur një projekt human, republikan dhe ekologjik të bazuar në punën dhe krijimtarinë, një projekt për të çliruar pikat tona të forta akademike, kulturore dhe sipërmarrëse”, theksoi ai.

“Ne do të duhet të jemi kërkues dhe ambiciozë. Kemi shumë për të bërë dhe lufta në Ukrainë është aty për të na kujtuar se ne ndodhemi në kohë tragjike, nëpër të cilat Franca duhet të gjejë rrugën e saj”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu:  Rama: Bajpasi i Vlorës nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *