Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.

Dodë Gjergji ka uruar Festen e Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

“Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë Dodë Gjergji.

Lexo po ashtu:  Albulena Haxhiu tërheqë vërejtjen në opinion: - Shumë shpejt do t’i nxjerr dallaveret e këtij zyrtarit të lartë të PDK-së, ja për kënd bëhet fjalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *