Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur në finalen e madhe të Grand Slamit të Dusseldorfit në Gjermani.

Majlinda Kelmendi ka vazhduar shkëlqimin e saj duke arritur edhe fitoren e katërt radhazi gjatë ditës së sotme (e premte).

Kësaj radhe, xhudistja jonë ka shënuar fitore në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida.

Fitorja e Majlindës erdhi me shumë lehtësi, duke e mposhtur me ippon dhe duke arritur në finalen e madhe.

Kështu, xhudistja pejane ka siguruar medaljen në këtë Grand Slam në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në ndeshjen e parë Majlinda fitoi ndaj xhudistes gjermane, Theresa Voll, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Brazili, Eleudis Valentim.

Ndeshja e tretë ndaj koreano-jugores Bokyeong Jeong ishte më e vështirë, por edhe këtu Majlinda arriti të shënojë fitore.

Në finale, pejania do të përballet me Sosorbaram Lkhagvasuren nga Mongolia.

Lexo po ashtu:  Ata janë gati/ Asensio dhe Hazard, “blerjet” e Zidanit për pjesën e mbetur të sezonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *