Krenaria e Kosovës ka arritur të fitojë vendin e parë në Grand Slamin e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo e nisi për mrekulli këtë turne, duke triumfuar me IPPON qysh në ndeshjen e parë, kundër gjermanes Venera Thum.

Luftën e radhës Majlinda e zhvilloi me xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim, të cilën gjithashtu e mposhti me IPPON, për të prekur çerekfinalen.

Goca nga Peja, arriti që në çerekfinale të shënoj një fitore të madhe kundër jug-koreanes Bokyeong Jeong, për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballej me italianen Odette Giuffrida, të cilën e mposhti me anë të IPPON.

Në luftën finale, përball kosovares u gjend xhudistja nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren. Edhe këtë ndeshje Majlinda arriti që ta kalojë me sukses, duke siguruar kështu medaljen e artë, dhe duke ngritur përsëri lart flamurin e Kosovës.

Sigurisht se përveç Majlindës, merita të mëdha për këtë sukses i shkojnë edhe trajnerit Driton Kuka.

Lexo po ashtu:  Balotelli jeton mbi rregullat, ose me rregullat e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *