Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, dëshiron t’ia Paolo Maldinit një rol të ri në klub, mirëpo Maldini, i cili tani e kryen detyrën e drejtorit teknik, raportohet se s’do ta pranojë një ofertë të tillë. Gazeta italiane Tuttosport raporton se Ivan Gazidis është duke tentuar ta gjejë një mënyrë për ta mbajtur Paolo Maldinin në Milanello, përkundër që në San Siro të vijë trajner i ri për sezonin e ardhshëm, Ralf Rangnick.

Rangnick nuk do të jetë vetëm trajner i klubit italian sipas Tuttosport, por ai do të ketë rolin e menaxherit të ekipit – që do të thotë se do ta kryejë njëkohësisht punën e trajnerit dhe atë të drejtorit teknik. Për ardhjen e Rangnick është spekuluar që një kohë të gjatë e madje vetë dy palët i kanë nxitur këto dy spekulime me deklaratat e tyre.

Por, Tuttosport tani raporton se Maldini nuk do ta pranojë asnjë rol tjetër që mund t’i ofrohet nga Gazidis dhe se kjo do të çojë drejt largimit të tij nga San Siro, ku kishte bërë emër fillimisht si lojtar. Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit më herët kishte punuar si drejtor i zhvillimit por ishte promovuar në postin e drejtorit teknik verën e kaluar, pasi kishte punuar ngushtë me Zvonimir Boban, i cili u shkakua në mars.

Lexo po ashtu:  Juventusi regjistron fitoren e katërt radhazi në Serie A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *