Gazeta më e madhe në Belgjikë, “Le Soir” promovon Shqipërinë si  “Maldivet në zemër të Europës”. “Le Soir” i drejtohet lexuesve të saj duke u shprehur se është e mundur të mahniten dhe të përfitojnë nga asetet e Maldiveve pa u larguar nga Evropa.

“E keni të vështirë ta besoni? Megjithatë, në Tik-Tok dhe Instagram një destinacion po bën bujë: është Shqipëria, e cila ndodhet në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. 2136 kilometra larg kryeqytetit tonë, Shqipëria duket se është një kompromis ideal për ata që janë në kërkim të hapësirave të mëdha parajsore. Për me tepër në rrjetet sociale tashmë ajo ka marrë pseudonimin “Maldivet e Evropës”, thuhet në artikullin e “Le Soir”.

“Është veçanërisht resorti bregdetar Ksamil, që ndodhet në jug të vendit, i cili tërheq pushuesit me hapësirat e tij ujore sa të ha syri. Plazhi i tij konsiderohet gjithashtu një nga më të bukurit në Evropë. Sepse Riviera Shqiptare është shumë më shumë se 100 km vijë bregdetare, ajo ka gjthashtu gjire te vegjel të fshehur dhe zona arkeologjike qe të lëne pa frymë. Pra, qe prej disa kohësh, Ksamili është bere natyrshëm vendi i duhur dhe janë shfaqur shumë hotele luksoze që të kujtojnë ato në Maldive. Një nga pikat më të pëlqyera? Pa dyshim plazhi i Pemës së Thatë, me shtretërit e tij të plazhit të mbuluar me perde me pamje nga deti”, vijon gazeta.

Lexo po ashtu:  Du Verdier: Skënderbeut i detyrohet gjithë Evropa

Ky destinacion i josh aq shumë përdoruesit e internetit edhe për faktin e çmimeve shumë më të volitshme se Maldivet. Për një javë pushime në hotel, llogaritni mesatarisht 1043 euro për dy persona, kundrejt 2718 euro për një qëndrim ekuivalent në Maldive. Pra, çfarë prisni për të rezervuar?”, përfundon artikulli i shoqëruar me pamje mahnitëse nga plazhet e Rivierës shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *