Nga kjo fundjavë banorët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse paraprakisht testohen negativë për COVID-19. Vendimi hyn në fuqi mesditën e kësaj të diele.

Qeveria e Malit të Zi të premten pasdite ka prezantuar vendimet për hapjen e mëtejme të kufijve të këtij vendi.

Kështu, Trupi Nacional Koordinues atje ka miratuar metodologjinë kundër përhapjes së koronavirusit.

Këtu përfshihen edhe banorët e Kosovës. Ata nuk do të mund të vizitojnë bregdetin malazez pa një test negativ Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.

“Shtetet, banorët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat negativ të PCR testit për SARS-CoV-2 të laboratorëve të akredituar, jo më të vjetër se 48 orë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, thuhet në njoftim.

Pas disa javësh pa koronavirus, Mali i Zi ka shënuar 13 raste të reja. Rastet e reja janë shënuar në pesë ditët e fundit. 3 prej të infektuarve ndodhen në spital por gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Lexo po ashtu:  Irani ka ndërtuar “qytet nëntokësor me raketa”, publikohen pamje nga brenda

Mali i Zi më 2 qershor pati shpallur fundin e epidemisë pas 28 ditësh pa shënuar asnjë rast të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *