Në plejadën e personaliteteve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare bën pjesë edhe Pashko Vasa, i cili u dallua me veprimtarinë e vet në favor të çështjes kombëtare. Në këtë aspekt bën pjesë edhe veprimtaria botuese, e cila ishte dëshmi e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, që përkon me kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ishte personalitet shumëdimensional si, publicist, poet, studiues i historisë kombëtare, i gjuhës, hartues i një alfabeti, një gramatike e një romani dhe poliglot, sepse ishte njohës i shtatë gjuhëve të huaja. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi si zyrtar i administratës së Perandorisë Osmane, duke qenë përfundimisht guvernator i Libanit, ku edhe vdiq në vitin 1892 në moshën 67-vjeçare.

Vepra “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, është botuar frëngjisht në vitin 1872 në Stamboll në Shtypshkronjën “Lajmëtari i Orientit”, ndërsa kohë më parë në përkthim nga prof. Seit Mansaku është botuar në gjuhën shqipe nga Fondacioni ALSAR nga Tirana. Ndonëse studiues të ndryshëm kanë pasur njohuri për ekzistimin e një vepre të tillë, ajo për opinionin shqiptar ishte e panjohur, sepse ishte në gjuhën frënge, ku si e tillë i bashkëngjitet botimit në shqip, duke ruajtur origjinalitetin e saj. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kush është hoxha i panjohur i Ismail Qemalit - Gjurmë Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *