MALLI PËR T’PAMBËRRIJTSHËMEN 

Rêtë luejnë n’naltësín, si qingjat n’kodrina, 
Ndërsa malli për t’pambërrijtshmen ndryhet n’mue: 
Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqle 
E me fluture në t’shkëqyeshmet naltësina 
Me gëzimin e këngës baritore… 
E kur hana e luginave ia beh n’shpejti 
Dhe toka natën n’dishrim thërret, 
Si rrezet e argjendta mbi kallí- 
Të shkoj 
E t’vizitoj 
Skajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet.

Vaj! Me u kapë n’vallen e rêve nkuqlime 
Zemra me t’dhanun do t’më dëshironte 
Që rinija t’gërthet i herë mâ me gëzime 
Dhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte. 
-Por, pse zemra tingëllon përmallshëm 
si zâ drithërim 
dhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?! 
Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë, 
Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit. 

(1934)

Lexo po ashtu:  “Më mirë me dekë nën dhe’ m’u kja, se për t’gjallë me mbetë nën shkja”. Disa thënie të veçanta për atdheun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *