Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi që nga Presidenca e kanë mohuar se Lëvizja Vetëvendosë ia ka ofruar presidentes Vjosa Osmani 30 nënshkrime për të plotësuar kushtin për të kandiduar edhe për një mandat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një status në rrjetin social Facebook, Manxhuka i është kundërpërgjigjur këshilltares së presidentes, Learta Hollaj, e cila e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci se ia kanë ofruar Osmanit nënshkrimet e deputetëve.
“Nëse shefja e zyrës së presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyrat e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Në një postim në Facebook, këshilltarja e presidentes, Hollaj, ka thënë se kjo është gënjeshtër.
“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka thënë këshilltarja Hollaj.




