Kalaja e Ishmit është një nga sitet e trashëgimisë kulturore që po restaurohet në kuadër të programit EU4Culture.

E ndërtuar në vitet 1572-1574, rrënojat e saj u shpallën monument i kategorisë I në vitin 1977.

Përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur sot se kalaja po i nënshtrohet restaurimit falë projektit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Sipas saj, pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese kanë përfunduar dhe restaurimi po vazhdon me konsolidimin e terrenit dhe peizazhit në brendësi të kalasë./atsh/

Lexo po ashtu:  Elon Musk lëshon në hapësirë raketën me ngarkesën misterioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *