Çdo zgjedhje e një qeverie, qoftë një paketë buxhetore apo një projekt-ligj, çdo ngjarje për të cilën ne shprehim gjykime të qarta pasi lexojmë vetëm një titull do të kërkonte orë të tëra studimi nga juristë dhe ekspertë. Dhe edhe pas këtij studimi ka të ngjarë që edhe ata të dëshirojnë të diskutojnë me ekspertë të tjerë. Neve jo. Ne jemi kategorikë për gjithçka

Ray Banhoff

“Mendoj se gazetaria dhe në përgjithësi shpejtësia e përhapjes së lajmeve të pavlera dhe monstruoze është dëmi më i madh që po pëson njerëzimi në këtë shekull. Dihet gjithçka për gjithçka. Sa e mërzitshme. Dhe sa e trishtë.” Ennio Flaiano, “Ditari i gabimeve” (1958).

Nëse hani çokollatë çdo pesë minuta për muaj të tërë, kjo është padyshim e dëmshme për ju. Po kështu, nëse pini duhan me ato ritme. Nëse masturboni gjatë gjithë kohës, nëse kaloni orë të tëra duke luajtur një videogame ose duke parë TV, nëse pini shumë kafe, nëse merrni shumë sheqer. Çdo gjë e bërë me tepri dëmton. Prandaj tani duhet të flasim për marrëdhënien tonë me lajmet, ndoshta historia më toksike e dashurisë në vitet e fundit. Që nga momenti që zgjohemi dhe gjatë gjithë ditës, marrim sinjalizime në telefon për lajmet që ndodhin në botë. Nëse nuk vijnë nga telefoni, është radio, televizori, diskutimet e miqve apo pasagjerëve në metro. Lajmet ju vënë në shënjestër dhe ju shpojnë si shigjeta të padukshme, ju “godasin” kudo.

Lexo po ashtu:  Sulmi kibernetik, Rama i ashpër me Top Channel: Ndalni menjëherë shpifjet!

Eshtë i gjithi një rrethim i breaking news, një ankth, një “shok”: një krizë e re në frontin e luftës, rritja e kostos së jetesës, raketat në Paqësor, klima e çmendur, vrasjet, mbeturinat në kryeqytet, korrupsioni, skandalet etj. Lajm shumë i rëndësishëm që zëvendësohet një minutë më vonë nga të tjera më të rëndësishme, sepse në thelb lajmi ka një jetë shumë të shkurtër. Çdo titull është një apokalips dhe zakonisht shumica e njerëzve ndalen tek ai.

Për ata pak që shkojnë më tej dhe lexojnë të gjithë artikullin (me kusht që të vijë nga një burim i besueshëm dhe jo nga tweet-i i një konspiracionisti ose lajmi i rremë), për ata shumë pak që janë të gatshëm të paguajnë për një gazetë online, ndonjëherë ka “pak ngushëllim”: gjërat nuk janë ashtu siç duken, ka gjithmonë shpjegime, ndoshta një copë shprese. Atëherë, si ka mundësi që titulli është ngarkuar mjeshtërisht? Sepse kështu lexuesi klikon mbi të dhe faqja gjeneron trafik dhe të ardhura. Herë pas here dikush është përpjekur të bëjë gazeta vetëm me lajme të mira, por ato nuk kanë zgjatur shumë. Nuk “hapnin oreks”. Publiku do gjak, thoshte Carmelo Bene.

Lexo po ashtu:  "Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë;" - Këshilla gazetarit nga Faik Konica

E maskuar nga një urgjencë e theksuar fort, e megjithatë jetëshkurtër, kjo furi e përthithur nga sytë tanë zë rrënjë në pavetëdije duke na bërë të jetojmë në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Jemi të hiper-informuar, por shpeshherë vetëm me njohuri sipërfaqësore të temave, duke qenë se thellimi qoftë edhe tek një e tillë në ditë, do të ishte një përpjekje e madhe.

Gjërat nuk janë ashtu siç duken, ka gjithmonë shpjegime, ndoshta një copë shprese. Atëherë, si ka mundësi që titulli është ngarkuar mjeshtërisht? Sepse kështu lexuesi klikon mbi të dhe faqja gjeneron trafik dhe të ardhura. Herë pas here dikush është përpjekur të bëjë gazeta vetëm me lajme të mira, por ato nuk kanë zgjatur shumë. Nuk “hapnin oreks”. Publiku do gjak, thoshte Carmelo Bene.

Çdo zgjedhje e një qeverie, qoftë një paketë buxhetore apo një projekt-ligj, çdo ngjarje për të cilën ne shprehim gjykime të qarta pasi lexojmë vetëm një titull do të kërkonte orë të tëra studimi nga juristë dhe ekspertë. Dhe edhe pas këtij studimi ka të ngjarë që edhe ata të dëshirojnë të diskutojnë me ekspertë të tjerë. Neve jo. Ne jemi kategorikë për gjithçka. Nuk jemi vetëm popull trajnerësh, por edhe komentuesish.

Lexo po ashtu:  Mediet e Putinit luftën shkatërruese në Ukrainë e quajnë “operacion special ushtarak”

Pra, midis një sinjali në celular dhe një tjetri, midis një njoftimi që provokon ankth dhe komentit nga fqinji juaj që “e lexoi në Facebook”, ju duhet të krijoni një sistem vetëkontrolli: qetësohuni, filloni të kërkoni dhe kontrolloni më shumë burime mbi atë çfarë po ndodh. Ndërkohë, kini kujdes që të mos shpërqendroheni sepse dikush do t’ju pyesë për mendimin tuaj mbi Rolekset e humbura të Francesco Tottit dhe do të zbuloni se, megjithëse nuk ia vlen, keni qenë në dijeni pa e ditur as vetë, dhe mbi të gjitha, kishit edhe një mendim për to. Çmenduri. / L’Espresso – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *