Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku foli për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet Turqi Shqipëri janë shumë të mira, nisur nga mikpritja që iu bë edhe kryeministrit Rama në Turqi dhe ka një perceptim se këto raporte të mira janë nisur nga raporti personal mes Presidentit Erdogan dhe Ramës.

I pyetur në emision nëse presidenti i Turqisë ka simpati për kryeministrin shqiptar, ambasadori turk është shprehur se kanë një raport të mirë mes tyre, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rritje dita ditës duke u përforcuar. Ambasadori shtoi më tej se janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme dhe se mekanizmat që po ndiqen do të thellojnë dialogun mes dy shteteve.

“Marrëdhëniet dy palëshe Shqipëri- Turqi, nga dita më ditë janë në rritje dhe në përforcim marrëdhëniet dy palëshe. Pothuajse të gjitha institucionet e dy vendeve mike janë fokusuar të marrëdhënieve. Vizita zyrtare e zhvilluar nga Kryeministrit shqiptar është një vizitë kuptimplotë paralel me këtë mund të them se vizita është komentuar nga shumë media kombëtare për ne është diçka e pëlqyer dhe do të vazhdojmë me parashikimet tonë për të forcuar këto raporte. Në Ankara janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme, edhe njëra nga marrëveshjet që janë shkruar në Ankara, behet fjalë për takimet direkte një herë në vit, në këto mbledhje do të trajtohen çështje që ju intereson të dyja kombeve. Ky mekanizëm do të thellojë dialogun mes dy shteteve. Dhe në takim që kam pas me Olta Xhaçkën i kemi trajtuar dhe diskutuar në mënyrë të përmbledhur këto vendime dhe bashkëpunime akoma më tepër do praktikohen dhe do vihen në praktikë. Nëse është e nevojshme për tu përmendur, investimet Turqisë në Shqipëri po vazhdojnë, bëhet fjalë për Spitalin Rajonal në Fier, njëra nga projektet më konkretë të marrëveshjeve që u nënshkruan në Shqipëri. Shpresoj që raportet mes nesh që në vazhdim të thellohen akoma më tepër. Ndërmjet Kryeministri Edi Rama dhe presidentit tonë Erdogan ka një raport të mirë miqësor, dua të kujtoj se Erdogan është një personalitet i njohur”, shprehet Ambasadori.

Lexo po ashtu:  Kandidati pro-rus për Kryeministër ndezë Malin e Zi/ Protestat në Mal të Zi, sulmohet edhe deputeti shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *