Europol njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në fushën e luftës kundër krimit me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja parashikon caktimin e një oficeri kontakti nga Emiratet në Hagë, duke vemdosur kështu pika kontakti për thellimin e bashkëpunimit mes të dy entiteve. Europol e ka cilësuar marrëveshje një gur miliar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor pasi shpresohet që do të promovojë bashkëpunimin operacional policor në shkallë ndërkombëtare.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner kyç për sigurinë në luftën kundër kërcënimeve më iminente kriminale të kohës, si në Gjithashtu edhe ndërkombëtarisht. E mirëpres marrëveshje që do të shënojë një nivel të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar të policimit duke lidhur agjencitë e Emirateve me kolegët në të gjitha vendet e BE-së dhe vendet partnere. Duke bërë kështu ne dërgojmë të gjithë një sinjal të qartë për kriminelët, është shprehur me këtë rast drejtori Ekzekutiv i Europol, Catherine De Bolle.

Lexo po ashtu:  Shprehje mbi dashurinë, artin, njeriun, jetën e vdekjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *