Marrëveshja e Serbisë me Kinën për Tregti të Lirë, është cilësuar nga ministri përkatës. Tomislav Momiroviç si më e rëndësishmja në dekada. Sipas tij, tarifat për mallrat serbe do të jenë më të ulëta në masën 10, 45 apo deri edhe 60%. 

Do të jetë unike në Europë. Prodhuesit tanë, të vegjël dhe tregtarët do të kenë një mundësi në këtë treg, që po rritet fuqishëm…Kjo është një mundësi e pabesueshme, do të doja që njerëzit të përfshiheshin sepse mund të gjenerojë rroga dhe pensione më të larta, ka thënë ai, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga Vuçiç në samitin e Pekinit më 16 tetor, në një vizitë që u interpretua si sfidë e hapur e Beogradit ndaj Europës. Presidenti serb mori me vete në atë vizitë 9 ministra të kabinetit qeveritar dhe në marrëveshje trajtohen reth 10 000 produkte serbe, një sasi kjo që duket se i siguron Serbisë tregje të sigurta për një pjesë të madhe të prodhimit të vet.

Lexo po ashtu:  Kurti që në mëngjes i drejtohet BE-së: BE-ja të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme

Padyshim një arritje që do të japë pasojat e veta në një ekonomi që përshkruhet se po rritet mirë dhe që ka ditur të thithë investitorë të mëdhenj edhe nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *