Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press e quan “pjesë e një shoë europian të mbështetjes dhe premtimeve për të ndihmuar Ukrainën që të përballë Rusinë”.

Ne jemi me ju jo vetëm sot apo nesër, këtë vit apo tjetrin, por për 100 vjet – shumë më pas sesa kjo luftë e tmerrshme të ketë mbaruar dhe Ukrainë të jetë e lirë dhe e begatë sërish

citohet Starmer.

Sipas kryeministrit britanik, marrëveshja në fjalë vendos angazhime në fushën e mbrojtjes sidomos në sektorin detar, kundër aktiviteteve ruse në detin Balltik, detin e Zi dhe atë Azov, në projekte teknologjike, përfshirë dronët, që janë bërë armë jetike për të dyja palët në luftë.

Takimi u shoqërua me një incident: copëza të një droni rus mbi Kiev ranë afër pallatit presidencial të Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Kurti shpjegon se do të ketë ndryshime pozitive edhe në sinidkata: "Na nevojitet një dinamizëm sindikalist, jo jopolitik, por jopartiak"