Gazeta “Haaretz” njofton për një marrëveshje armatimi Shqipëri-Izrael.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gazeta referon dokumente zyrtare sipas të cilave furnizues do të jetë “Elbit Systems” që do t’I ofrojë Shqipërisë sisteme të avancuara artilerie, përfshirë mortaja dhe dronë: konkretisht sistemet 155-mm ATMOS dhe 120-mm SPEAR. Po kështu kompania do të ofrojë dy lloje dronesh taktikë me rreze të shkurtër: Magni-X dhe Thor.
Gazeta nuk zbardh vlerën e marrëveshjes, por thekson se çdo njësi e njësive ATMOS kushton 5 milionë dollarë.

Elbit do të ndihmojë Shqipërinë në ringritjen e industrisë ushtarake duke hapur rrugën për ndërtimin e dronëve në Veriun e vendit.
