Kanë kaluar gati 30 vjet fiks nga finalja Gjermani-Argjentinë e Botërorit Italia 1990, por edhe sot krijon debat penalltia që vendosi triumfin gjerman. Të gjithë lojtarët argjentinas, atë ditë në fushë, kanë mohuar gjithnjë ekzistencën e faullit të Roberto Sensinit ndaj Rudi Völler, ndëshkuar nga arbitri Edgardo Codesal, meksikan me origjinë uruguajane. E ka konfirmuar teorinë për La Nación, Lothar Matthäus.

“Isha shumë mirë i pozicionuar. Pashë që kishte një kontakt, për mua jo i mjaftueshëm për të akorduar penallti. Në një ndeshje të tillë, nëse jepet penallti, arbitri duhet të jetë i sigurtë 100% që faulli është i qartë. E për mua nuk ishte kaq i qartë. Por nuk besoj se Codesal e ka bërë qëllimisht. Ndoshta ishte në një pozicion ndryshe e për të ishte evidente”, ka deklaruar atëherë kapiteni i Gjermanisë Perëndimore, duke hapur një plagë të vështirë për tu mbyllur për argjentinasit.

Topi i Artë 1990 ka sqaruar më pas përse nuk ka goditi penalltinë vendimtare për titullin e tretë botëror të Gjermanisë: “E goditi Brehme atë penallti sepse zgjodha unë të mos e bëja. Kisha një proble, e një nga atletet ishte prishur. E kështu, për pjesën e dytë, vendosa ti ndryshoja. Por nuk ndihesha i sigurtë me atletet e reja e për këtë motiv vendosa të heq dorë nga goditja e një penalltie kaq vendimtare”.

Lexo po ashtu:  Dortmund s’fal as këtë javë, ja rezultatet e Bundesligës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *