Këto fotografi të postuara më poshtë, tregojnë kampin nazist të vdekjes, ku Adolf Hiterli kishte dërguar armiqtë e tij më të urryer – që të punojnë deri sa të vdisnin.

Mauthausen ishte një nga kampet më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kamp famëkeq ndryshe njihej si “Shkallët e Vdekjes”.

Të burgosurit detyroheshin të ngjiteshin në 186 shkallë duke bartur blloka të betonit që peshonin 50 kilogramë.

Kampi ishte i vendosur në Linz të Austrisë.

Të burgosurit e lodhur shpesh rrëzoheshin, ndërsa bllokat e betonit që i bartnin krijonin efektin domino duke u rënë mbi kokë të të burgosurve tjerë që ngjiteshin.

Të burgosurit vdisnin çdo ditë në këto shkallë.

Nëse ndonjëri prej tyre arrinte të ngjitej në majë, rojet e SS-ve i rreshtonin dhe i kushtëzonin me pushkatim ose me rrëzimin e kolegëve të tyre që tentonin të ngjiteshin këtyre shkallëve.

Shumë prej tyre zgjidhnin vetëvrasjen.

Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej “mulliri i kockave”.

Lexo po ashtu:  Vdekja e tmershme e Mon Baljt, "Dhuna është shkaktuar nga policët rumunë të UNMIK-ut, të Ukrainës dhe nga disa policë të Republikës së Kosovës”

Sot kampi “Shkallët e Vdekjes” është pjesë e një muzeu pranë memorialit të Mauthausenit.

Luftëtari francez Christian Bernadac ka shkruar një libër të titulluar “186 shkallët”, pasi edhe vetë kishte qenë i burgosur në këtë kamp.

“Sot, ata që vizitojnë Nauthausenin, nuk i shohin gjërat e njëjta, sepse që nga ajo kohë shkallët kanë marrë formë tjetër dhe janë përforcuar me beton”, ka shkruar Bernadac. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *