Familja e Komandantit Legjendat, Adem Jashari, përveç momentit sublim para 22-vjetësh, ishte sfiduar çdo herë dhe në çdo kohë.

S’e kjo familje ishte rritur, frymëzuar dhe edukuar në frymë atdhetare, tregon edhe ngjarja e treguar të enjten mbrëma në akademinë përkujtimore me rastin e 22-vjetorit të rënies së kësaj familjeje.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se shtyllë e fuqishme e kësaj familje ishte baca Shaban i cili krahas rritjes së 8 fëmijëve ishte mësues e veprimtar, ish i burgosur politik e luftëtar çlirimtar.

Ai tregoi një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, që e ndërlidh bac Shabanin me nipin e tij Lulëzimit.

“Në vitin 1995, Luli arrestohet e mbahet rob nga policia serbe. Policia e Serbisë frikësohej t’i afrohej kullës së Jasharajve dhe e thërret bacën Shaban për bisedime. I thonë nëse e do djalin gjallë na e dorëzo armatimin. Pra shpëto nipin e dorëzo pushkën. Baca Shaban i përgjigjet: Mbajeni Lulin, s’e japim armatimin. Lula kemi boll. Sot e kemi këtu Lulëzim Jasharin, por edhe armatimin e FSK-së dy gjëra këto që sërish i lidh baca Shaban”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Përkujtojmë sot 93-vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe patriotit Bajo Topulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *