Kanë mbërritur në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se priten të vijnë doza të tjera të vaksinave nga negociatat që po zhvillohen.

“Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin”, deklaroi Manastirliu.

Kujtojmë se 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës janë vaksinuar në Kukës.

Ndryshe në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, të shtunën e kaluar kishte filluar vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga Kosova.
Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-COVID-19.

Lexo po ashtu:  Çka përmban “Pika 10” që alarmoi Serbinë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *